Albspirit

Media/News/Publishing

Florentia Erjola Xheka: ‘Aluflor’, katër projekte moderne brenda 5 muajve

Një kompleks sfidash teknike, arkitekturore, me një volum rreth 10.000 m2, kurorëzuar me sukses brenda një afati suprizues. Faleminderit stafit ‘Aluflor’ për realizimin e katër projekteve brenda 5 muajve.

Faleminderit kompanisë ‘Kastrati’ për besimin e dhënë, por mbi të gjitha vlerësimin dhe mirënjohjen e treguar për kompaninë ‘Aluflor’.

‘Aluflor’ me inagurimin e Showroomit të Ri të ‘Mercedes-Benz’ dhe të kompleksit ‘Kastrati’ shënoi një gur tjetër kilometrik të suksesit.

Ky projekt ka pasur disa sfida ku:

  • Së pari Show-room-i i ‘Mercedes-Benz’ është realizuar sipas standarteve të reja të kompanisë ‘Daimler AG’, përfaqësuar Show-Roomin më të madh në rajon.
  • Së dyti kompleksi ‘Kastrati’ me një arkitekturë moderne dhe me siguri më unike në vend, i cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve por edhe arkitektëve dhe studiove të projektimit.

Plot sfida të tjera na presin dhe ne do ecim bashkë me ato drejt suksesit!

 

Kush është kompania lider “Aluflor”?

 

“Aluflor” është një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimit me ekspertizë në konceptimin, projektimin, përpunimin dhe ndërtimin e fasadave të jashtme të objekteve duke ofruar një portofol të plotë të të gjitha llojeve të fasadave të xhamit, fasadave të ventiluara me material natyrore, fasadave të ventiluara me pllakë qeramike, fasadave të ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave të blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve të avancuara të dritareve dhe dyerve komplekse etj.

Produktet e “Aluflor”, që nga koncepti, përzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, përpunimi dhe instalimi në objekt kanë fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive të avancuara në ndërtim me qëllim eficensën e lartë në kursimin e energjisë në ndërtesa dhe çertifikimin sipas standarteve më të larta të eficensës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët gjermanë, “Aluflor” investon vazhdimisht në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret ndërkombëtare të ndërtimit në mënyrë që edhe në Shqipëri të ketë ndërtesa të standarteve më të larta europiane dhe botërore.

Image may contain: outdoor

Image may contain: sky, house and outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Image may contain: sky

Image may contain: sky, cloud, tree, house and outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Image may contain: cloud, sky and outdoor

 

 

Please follow and like us: