Albspirit

Media/News/Publishing

LSI shkel hapur ligjin, kandidatja Selvi Beçaj bën fushatë në shkollën 9-vjeçare

LSI zotëron mjeshtërinë e paparë të na e shesi sapunin për djathë por mesa duket nuk ia ka mësuar siç duhet Selvit këtë art. Askush nuk i ka mësuar Selvit që të mos nxjerrë foto në Facebook kur është në kundërshtim me Kodin Penal.

Është bërë bujë e madhe ditët e fundit përsa i përket përfshirjes së nxënësve të shkollave dhe mësuesëve që marrin pjesë në fushatë gjatë orarit të mësimdhënies. Jo vetëm kjo, por është e përcaktuar me ligj që fëmijët të mbahen larg nga politika sidomos kur ata duhet të shkëputen nga mësimi për të ndjekur të tilla organizime dhe shpesh herë prindërit nuk janë të informuar .

Ky problem arriti përmasa të tilla saqë u morën edhe masa për heqje nga puna të personave që u gjetëm në kundërshtim me ligjin siç ishte rasti i mësueses në Kavajë për të cilën u morën masa menjëherë nga ministria e Arsimit dhe nuk mund të harrojmë që LSI ishte një nga zërat më të zjarrtë të cilët jo vetëm denoncuan këtë akt por u shprehën edhe të tronditur nga të tilla veprime.

Por ja tek duket Selvi, e buzëqeshur, me krahun hedhur disa fëmijëve të vegjel jo më shumë se 10 vjeç, veshur me bluzat e LSI dhe në duar mbajnë flamurët e kësaj force politike dhe sigurisht, tërësisht në kundërshtim me Kodin Penal.

Silvi ka harruar urdhërin që ka nxjerrë kryeministri i vendit,z. Edi Rama në datë 12 Maj 2017 kur saktësisht përcaktohet se merren masa për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme pronë e administratës publike.

Pasi u konsultuam me një jurist dhe pas interpretimit që iu bë këtij urdhëri u arrit në përfundimin se është totalisht e papranueshme që të bëhet fushatë në një shkollë sidomos shkollë nëntëvjeçare dhe këtë shkelje neni 328/a i Kodit Penal ( i ndryshuar në Kuvend para disa ditëve) e përcakton qartë: “Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë detyrë shtetërore në arsimin publik ose jo publik përbën vepër penale dhe dënohet më burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet”.

Silvi Becaj është në shkelje të ligjit dhe për të tilla shkelje duhet që të merren të gjitha masat e nevojshme dhe të njejtat masa presim që të merren edhe kundrejtë stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor.

 

Please follow and like us: