Albspirit

Media/News/Publishing

7 fruta dhe perime çdo ditë na ndihmojnë të jetojmë më gjatë

Shtatë fruta në ditë ulin riskun e vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Mesazhi është i qartë: Sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më pak të rrezikuar jeni për të vdekur në një moshë të caktuar.

Kërkuesit e Kolegjit Universitar në Londër bënë një sondazh për shëndetin kombëtar, që mbledh të dhëna për popullsinë në Angli çdo vit, përmes anketimeve, për të parë dietën dhe stilin e tyre të jetesës. Studimi hulumtoi vdekshmërinë e përgjithshme, si dhe vdekjet nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ishemitë dhe gjeti se risku për vdekjen e parakohshme nga ndonjëri prej këtyre shkaqeve rritej me uljen e konsumimit të frutave dhe perimeve.

Studimi me 65.226 burra dhe gra tregoi se sa më tepër fruta dhe perime të konsumojnë njerëzit, aq më pak gjasa kanë për të vdekur në mënyrë të parakohshme. Mirëpo kërkuesit thanë se faktorët e stilit të jetesës, si duhanpirja ose të pirit pa kriter mund të ketë ndikuar në shtimin e vdekshmërisë, pra, jo vetëm konsumimi i frutave dhe perimeve, megjithëse autorët e studimit u morën vetëm me këtë të fundit.

Studimi, i cili zgjati për 7 vjet rresht, tregoi se perimet e freskëta kishin efektin mbrojtës më të fortë, ashtu si sallata dhe frutat. Lëngu i frutave nuk tregoi ndonjë përfitim, ndërsa frutat e konservuara e rritën riskun e vdekjeve, ndoshta pasi ishin ruajtur në shurup me sheqer.

Frutat dhe perimet mund të kenë efekt mrbojtës kundër sëmundjeve, pasi ata përmbajnë antioksidantë, që riparojnë qelizat e dëmtuara. Po ashtu, ato përmbajnë mikropërbërës dhe fibra, të cilat janë të mira për shëndetin.

Udhëzimet e deritanishme për shëndetin thonë “pesë fruta në ditë”, mirëpo shumë njerëz nuk e arrijnë as këtë.

Please follow and like us: