Albspirit

Media/News/Publishing

1951, regjimi komunist njihte 3.373 dëshmorë të luftës, të tjerë u shtuan më pas

Raporti i vitit 1951 tregonte 3.373 dëshmorë të luftës. Historografia komuniste flet për 28 mijë dëshmorë

Kastriot Dervishi*

Në vitin 1951 regjimi komunist konsideronte si dëshmorë gjithsej 3.373 persona, prej të cilëve përfitonin trashëgimtarët e tyre, si “familje dëshmorësh”.

Po të kemi parasysh anën subjektive të regjimit, edhe kjo shifër duhet marrë me rezerva pasi janë paraqitur dëshmorë persona që kanë humbur jetën në kushte të tjera.

Raporti i vitit 1951, që ka përfunduar në vendimin e datës 16.11.1951 të Sekretariatit të PPSH-së, ka nisur për evidentimin e kujdesit social dhe rolit që duhej të kishte partia në këto institucion.

*Historian, ish-drejtor i Arkivit në Ministrinë e Brendshme.

Please follow and like us: