Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhen diskutimet në komisionin ad hoc për Vettingun

Përfaqësuesit e opozitës, në komisionin e dytë parlamentar për kalimin për miratim në parlament, të kandidatëve që kanë aplikuar për të shërbyer në organet e Vetingut, kërkojnë përjashtimin nga ky proces të disa aplikantëve, të cilët kanë kaluar në skanerin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, konkretisht në filtrin e ekspertëve amerikanë dhe evropianë. Deputeti Eduard Halimi propozoi dje një pakt mes PD dhe PS, ku secila palë të përjashtojë nga procesi kandidatë, të cilët i konsideron si politikë. Shqetësimi i PD lidhet me kandidatët Ina Rama, Albana Shtylla, Shpresa Beçaj dhe Sokol Çomo. Por, kërkesa nuk u pranua nga kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, e cila tha se kandidatët do të miratohet sipas procedurave ligjore, ku secili anëtarë mund të përzgjedhë një kandidat sipas një sistemi elektronik.
-Ina Rama: Nuk kam asnjë lidhje me politikën.

-Flamur Noka: E gjithë karriera juaj ka qenë në drejtësi. Keni mjaft akuza politikë gjatë kësaj kohe. E shihni veten se mund të bëni drejtësinë e re kur vini nga ajo që Rama e quan drejtësia e vjetër?

-Vasilika Hysi: Mos i fusni kandidatët në politikë, jemi ne në fushatë, por jo ata.

-Ina Rama: Nuk mendoj se sistemi i drejtësisë është një gjë e kalbur. Unë ndjehem pjesë e pjesës së shëndetshme. Pa shtigje të tjera, unë e shoh veten vetëm në sistemin e drejtësisë. Në këtë formë ose si gjyqtare.

-Eduard Halimi: Kur vendose që të kandidosh, e mendove se do marrësh votën e ndonjërit nga në djathtas?

-Ina Rama: Po.

-Eduard Halimi: Thashë mos ke kapur ndonjërin nga ne.

-Ina Rama: Jo nuk kam kapur asnjë. Gjatë kohës sime, duhet të kem kërkuar shkarkimin e 7 prokurorëve që janë rikthyer më pas nga gjykatat në punë. Kjo ka qenë beteja ime.

-Eduard Halimi: Kur isha ministër, unë kërkoja shkarkim prokurorësh, ti nuk i shkarkoje. Të kam dhënë votën kur u bëre kryeprokurore. Ta kam dhënë një herë një mundësi.

-Flamur Noka: Je ti pjesë e kalbur, apo jo?

-Ina Rama: Jo nuk jam e kalbura.

-Flamur Noka: Nuk të paska prekur krimbi.

-Ina Rama: Jo nuk më ka prekur.

-Flamur Noka: E shikoni veten se mund të bëni drejtësinë e re?

-Ina Rama: Unë e shoh veten në pjesën e shëndetshme të drejtësisë.

-Eduard Halimi: Keni qenë 5 vjet kryeprokurore, pse nuk e bëtë Vetingun.

-Shpresa Beçaj, (nena e kandidates per deputete ne LSI): Nuk ka lidhje me politikën.

– Albana Vokshi: Meqenëse jemi në fushatë zgjedhore, vajze e zonjës Beçaj, kandidon për një parti të një politike në Qarkut e Kukësit. A mendoni ju që kjo pjesëmarrje në këtë nivel, do të ndikojë në vendimet e ardhshme nëse do të zgjidheni? A do ketë kontradiktë midis vajzës suaj në politikë dhe detyrës suaj?

– Shpresa Beçaj, (ena e kandidates per deputete ne LSI): Mendimi im është absolutisht jo. Nëse vajza ime ka kandiduar për një parti politike, kjo nuk ka farë lidhje.

-Vasilika Hysi: Zonja Beçaj ju nuk jeni e detyruar që të përgjigjeni. Kriteret që parashikon Kushtetuta është që kandidati nuk duhet të ketë funksione drejtuese në partitë politike gjatë dhjetë viteve të fundit. Pra, mund të jetë edhe anëtar partie, por nuk duhet të ketë funksione drejtuese. Se duke bërë pyetje për fëmijën, vjehrrën etj., ne dalim jashtë kërkesave.

-Albana Vokshi: Zonja Hysi, a mund të ketë konflikte nesër apo pasnesër?

-Vasilika Hysi: Po ç’lidhje ka komisioni i Vetingut me politikën?

-Albana Vokshi: Po si nuk ka. Nuk e kupton ti? Kjo listët është e orientuar politikisht. E tha edhe kolegu im Noka më parë, 99 për qind e listët është e orientuar politikisht, e orientuar nga Partia Socialiste. Ne të gjithë këtë e dimë. Telefonatat i dimë. Ndaj ka pasur interes shumë të ulët të profesionistëve. Nuk i zgjidhim dot më të mirët e të mirëve, pasi lista është zgjedhur paraprakisht nga ana juaj dhe Partia Socialiste.

-Eduard Halimi-Hysit: Është hera e fundit që më ndërpret. Mbret i pyetjes është deputeti. Kandidati atje (për zonjën Beçaj) është mbret i përgjigjes. E para mos i ndërprit koleget kur flasin. E dyta, mos dil kaq hapur, sepse sa herë vjen një kandidat, për të cilin ju e keni ndarë mendjen për t’ia dhënë votën, ju ndërhyni. Mos dilni kaq hapur dhe as mos orientoni kandidatët. As pyetjet hipokrite nuk shkojnë. Jurist i emëruar nga kryeministri pa konkurs, pyetet nëse ka lidhje politike. Jurist tek OSHEE, jurist tek ALUIZNI, s’kanë lidhje me politikën! Ta lëmë farsën.

-Vasilika Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë. Ju sjell në vëmendje nenin 7 të rregullores se si zhvillohet seanca dëgjimore dhe kush ka të drejtë që të ndërhyjë. Kur flet kandidati, nuk keni të drejtë që ta bëni kandidatin pjesë e debatit politik. Dhe këtu do të jem e fortë dhe do të vazhdoj.

-Flamur Noka: O Vasilikë se nuk dua që të ndërhyjë, por vetëm kasetën mos…

-Vangjel Tavo: Ligjvënësi e ka parashikuar nëse kandidati është pjesë e forumeve të larta të partisë… Prandaj them që të jemi të kujdesshëm edhe në pyetjet që bëjmë. Nuk duhet të kalojmë në pyetje që nuk parashikohen në ligj, pasi kalojmë në një farë mënyrë në denigrim të personit. Ne duhet të kemi parasysh se referenca kryesore është karriera profesionale.

-Albana Vokshi: Askush nuk po flet për karrierën profesionale. Jemi këtu për ta zhveshur zonjën Beçaj nga një akuzë që i është bërë, ndaj le të flasim.

-Vangjel Tavo: Atëherë ligjvënësit duhet të kishte parashikuar edhe këtë. Se u tha se në fill në fillim nga ju i keni paracaktuar kandidatët.

-Albana Vokshi: Unë mendoj se po fryjmë një diskutim kot pa lidhje. Ju po i hidhni benzinë zjarrit kot.

-Vangjel Tavo: Unë zakonisht nuk shquhem për t’i hedhur benzinë zjarrit. Unë gjithmonë i hedh ujë dhe jam amortizator në këto konflikte.

-Sokol Çomo: Nuk kam asnjë pengesë ligjore nga ato që parashikon ligji lidhur me Kolegjin e Apelimit.

-Flamur Noka: Është problemi politik. Fakti që ka qenë zëvendësministër në një qeveri socialiste është një problem moral. Në aspektin profesional nuk kemi asnjë vërejtje, por me angazhimin politik, besueshmëria është e cenuar.

-Vasilika Hysi: Sa për sqarim, ju e çuat ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Kushtin që kandidatët të mos kenë ushtruar funksione politike gjatë 10 viteve të fundit ju e kundërshtuar, duke thënë se është një shkelje dhe diskriminim i kandidatëve. Ju keni kërkuar për t’i hequr këtë 10 vjet, jo më z. Çomo që ka 17 vjet. Nuk e kam për z. Çomo, por e kam në parim. Duhet të jemi korrekt me të gjitha kriteret pasi krijojmë një imazh negativ.

-Sokol Çomo: Është e vërtet që para 19 vitesh kam pranuar që të ushtroj një pozicion, por në atë pozicion kam shkuar si një njeri teknik pa qenë asnjë ditë të vetme anëtar i ndonjë partie politike. Që do të thotë se nuk kam shkuar aty për shkak të aktivitetit politik. Ka qenë një ftesë, të cilën, ndoshta, edhe pas 19 vitesh, e kam konsideruar si një shërbim që gjyqtarët e praktikës duhet ta bëjnë.

-Eduard Halimi-Hysit: Ishin momente pyetjesh dhe bërë komente politike, duke mashtruar opinionin publik. Mos e mashtro opinionin publik. The që na ardhka keq ne se njerëzit politikë përjashtohen. Është një mashtrim sepse nga dita e para që ka fillua procesi i hartimit të ndryshimeve kushtetuese, kemi pasur një qëndrim: Jashtë njerëzit e politikës, të majtë dhe të djathtë. Jo 10 vjet, por kemi kërkuar edhe 30 vjet.

Please follow and like us: