Albspirit

Media/News/Publishing

Buffon: Një zhgënjim i madh

 

 

Gianluigi Buffon e pranoi se humbja në finale të Champions League kundër Real Madridi ishte një zhgënjim i madh për bardhezinjtë sepse ata menduan se do të bënin gjithçka për ta fituar këtë trofe.

Bardhezinjtë kishin pësuar vetëm tre gola në 12 ndeshje gjatë këtij turneu, por u mposhtën 4-1 në Kardif.

“Është një zhgënjim i madh, sepse menduam se do të bënim gjithçka të nevojshme për të luajtur këtë finale dhe ta fitonim”, tha Buffon për “Mediaset Premium” gjatë ceremonisë së mbylljes.

“Kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyeshme, ku i shkaktuam probleme të mëdha Real Madridit, por në të dytën gjithçka shkoi keq me incidentet që kurrë nuk shkojnë në favorin tonë. Kjo është zhgënjyese. Me sa duket, për të fituar një trofe si ky, ju duhet të jeni më të fortë se fatkeqësitë”, shtoi Buffon.

“Mendova se ishte një qëndrim i shkëlqyer në gjysmën e parë, duke mos i dhënë shumë avantazh Madridit dhe ne i vumë me të vërtetë në vështirësi. Ndoshta ne vrapuam pak më shumë dhe nuk bëmë maksimumin më pas. Kjo është zhgënjyese. Në gjysmën e dytë, klasi i tyre, forca dhe eksperienca që ata kanë në këto ndeshje u shfaqën. Ata fituan me meritë. Natyrisht ka keqardhje, sepse në të gjitha rastet, të gjitha gabimet kanë ndodhur prej nesh”, deklaroi 39-vjeçari.

Please follow and like us: