Albspirit

Media/News/Publishing

KRISTIAN DEMOKRATET HAPIN FUSHATEN, KRYETARI MUSLIA KANDIDON NE QARKUN SHKODER

Mesditën e së shtunës, Partia Kristian Demokrate ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Të pranishëm në Kryeqytet ishin kandidatët e kësaj partie dhe përfaqësues të të gjitha rretheve. Objektivi i kësaj partie është përfaqësimi dinjitoz i kristiandemokratëve në parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në podium u ngjirën pjesa më e madhe e përfaqësuesve të kandidatëve që janë të parët në listën e PKD-së në zgjedhje. Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i saj, Dhimitër Muslia, theksoi shpresën e një përfaqësimi sa më dinjitoz. Në listat e Partisë Kristian Demokrate gjenden njerëz të shquar të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë. Gjithashtu, pjesë e saj këto zgjedhje janë edhe emrat e Partisë Aleanca per Barazi dhe Drejtësi Europiane, e cila përfaqëson komunitetin vlleh në Shqipëri. Partia Kristian Demokrate angazhohet kryesisht në vlerat e shoqërisë, si nga familja, integrimi gjinor, e më gjerë. Kryetari Dhimiter Muslia eshte kandidat per deputet i PKD ne Qarkun e Shkodres.

Please follow and like us: