Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër provimi i maturës, Karabina: Kush shkel rregullat ndëshkohet

Një ditë përpara privimit të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj, ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka garantuar mësuesit dhe nxënësit se procesi do të monitorohet rreptësisht.

Karabina: Ne do të monitorojmë nga afër çdo aspekt të këtij procesi duke mos lejuar asnjë ndërhyrje që mund të ndikojë në cënimin e standardeve të këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe me ndikim të gjerë në opinionin publik.

Ministrja Karabina bëri me dije se çdo tendencë apo përpjekje për të shkelur rregullat e maturës do të ndëshkohet.

Karabina: Çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe në të gjitha rastet e evidentuara janë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e MAS. Cdo shkelje e evidentuar do të ndëshkohet me rreptësinë më të madhe sipas legjislacionit në fuqi.

Maturantet vetë mund të denoncojnë ku ka shkelje të rregullave përmes një numër telefoni që do të publikohet në faqen e internetit të MAS.

Maturantët të hënë nisin sfidën e tyre të parë duke iu nënshtruar provimeve më të rëndësishme të mbylljes së sistemit arsimor parauniversitar./ Oranews.tv/

Please follow and like us: