Albspirit

Media/News/Publishing

Prokurorët që skualifikohen për dosje të Sigurimit dhe pasuri marramendëse

Po vazhdon me ritme të shpejta konkretizimi i vetingut në terren, çka ka dhënë sinjale vërtetë shokuese.

Ndërsa një pjese të prokurorëve iu është publikuar pasuria e patundshme marramendëse, mbledhur nga ILDKPKI dhe Departamenti i Pastrimit të Parave në Kryeministri, janë ndëshkuar ndërkaq kandidatët e parë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilët kanë rezultuar me dosje në Sigurimin e Shtetit.

Dje, Kuvendi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka përzgjedhur emrat që plotësojnë kriteret për organin më të lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas ligjit, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor.

Pesë anëtarët e tjerë janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Komisioni ad hoc i ngritur pranë Avokatit të Popullit i dërgoi Kuvendit 17 emra, nga të cilët 10 rezultouan se plotësojnë kushtet, ndërsa 7 të tjerë jo.

Avokatët që plotësojnë kushtet janë: Alban Toro, Arben Prifti, Arben Vani, Fatmira Luli, Fatos Lazimi, Genti Sinani, Gëzim Allaraj, Saimir Vishaj, Sinan Tafaj, Sokol Lamaj.

Emrat në fjalë do i dërgohen Komisionit të Ligjeve, i cili do përzgjedhë 5 emra dhe 5 të tjerë do skualifikohen. Në raportin përfundimtar të nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, theksohet se shumë emra nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Sipas dokumentit, ata kanë pasur probleme me vërtetimin e gjendjes gjyqësore apo të dhënat tatimore, pasi një ndër kushtet është se të gjithë duhet të kenë shlyer taksat.

Avokatët e skualifikuar

Nga lista me kandidatë për në KLGJ, janë skualifkuar 7 emra. Disa nuk kanë plotësuar kriterin e përvojës, ndërsa rezulton se një individ ka qenë i lidhur me Sigurimin e Shtetit. “Simon Vorfi ka shprehur interesin për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve. Nga verifikimi i dokumentacionit të bërë nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit rezulton se kandidati nuk përmbush kushtin ligjor të parashikuara nga gërma “g” e pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Mosplotësimi i këtij kushti është konfirmuar nga shkresa nr. 153, datë 24.03.2017, e paraqitur nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në raportin e Kuvendit.

Pasuria marramendëse e prokurorëve

Një analizë e përgjithshme e ILDKP-së për pasurinë e deklaruar të prokurorëve të Tiranës, rezulton se shumica e tyre kanë më shumë se 4 apartamente, dyqane dhe pasuri të tjera të patundshme.

Gjatë vitit 2016, prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, deklarojnë apartamente, vila, dyqane, biznese, shuma të mëdha parash apo makina të reja.

Pasuria e disa prej prokurorëve në Tiranë, llogaritë bankare

Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës

Pas vdekjes së babait kam trashëguar:

Apartament 119 m2, 100 %.

Apartament 40 m2, 100 %.

Apartament 40 m2, 100 %.

Apartament 96 m2, 50 %.

Apartament 56 m2, 50 %.

Apartament 52 m2, 50 %.

Apartament 52 m2, 50 %.

Apartament 51 m2, 50 %.

Apartament 70 m2, 50 %.

Apartament 53 m2, 50 %.

Ndërtesë 424 m2 me truall 1 569 m2, 1/24 pjesë.

Dyqan 177 m2, 50 %.

Dyqan 97 m2, 100 %.

Dyqan 18 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 42 m2, 50 %.

Dyqan 48 m2, 1/12 pjesë.

Dyqan 97 m2, shtohet me 1/3 pjesë.

Dyqan 33 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 66 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 20 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 95 m2, 1/3 pjesë.

Dyqan 44 m2, 1/3 pjesë.

Tokë truall 435 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 108 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 1 000 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 282 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 417 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 3 100 m2, dhënë për ndërtim, 50 %.

Tokë truall 70 m2, 1/6 pjesë.

Tokë truall 3 000 m2, 1/6 pjesë.

Garazh 60 m2, 1/6 pjesë.

Tarracë 18 m2, 100 %.

Shtim në llogarinë bankare, 40 mijë euro, qerja e dyqanit.

Shtim i llogarisë, 3 693 572 lekë.

Pakësim i gjendjes cash, 2 500 000 lekë.

Gjendje cash nga të ardhurat vjetore, 1 700 000 dhe 10 000 USD.

Paga si prokuror, 1 051 725 lekë.

Paga e bashkëshortes, Alma Përmeti, 1 056 878 lekë.

Të ardhura nga bono thesari, 693 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve, 408 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 4 mijë euro.

Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 360 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 190 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve në emër të Astrit Përmeti, 3 mijë euro.

Të ardhura cash, të lëna trashëgim nga Astrit Përmeti, 700 000 mijë lekë dhe 10 000 USD.

Dritan Rreshka, Prokuroria e Tiranës

Situr apartamenti, 6 9000 000 lekë.

Detyrim për blerje apartamenti, 50 000 lekë.

Shtuar llogaria, 164 312 lekë.

Gjendja e llogarisë, obligacione me afat dyvjeçar, 2 000 000 lekë.

Gjendje cash, 200 000 lekë.

Paga si prokurore, 1 386 561 lekë.

Të ardhura nga dhënia e ambienteve me qera 600 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia, 200 000 lekë.

Të ardhura si ekspert në komisionin për reformën në drejtësi, 72 165 lekë.

Të ardhura si interes nga investimi në obligacione, 238 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e pasurisë, 2 335 000 lekë.

Bashkëshortja, shtuar llogaria bankare, 190 000 lekë.

Paga, 715 041 lekë.

Bledar Maksuti, Prokuroria e Tiranës

Llogari kursimi, 3 000 0000 lekë.

Blerja filtër uji, 1 466 euro.

Blerje garazhi, 6 mijë euro.

I kam dhënë borxh një shtetasi, 4 500 000 lekë.

Paga si prokuror, 1 094 639 lekë.

Paga si pedagog i jashtëm tek Universiteti “Beder”, 112 500 lekë.

Paga e bashkëshortes, 480 719 lekë.

Pensioni i babait, 195 768 lekë.

Pensioni i nënës, 182 027 lekë.

Të ardhura nga puna e babait si avokat, 860 000 lekë.

Daniela Sulaj, Prokuroria e Tiranës

Pakësim i gjendjes cash, 32 982 lekë.

Pakësim i gjendjes cash, 69 705 lekë.

Kontratë për ndarje të truallit me vëllanë, ku është ndërtuar shtëpia.

Paga si prokurore, 1 340 395 lekë.

Pagesë për ekspertizë në kuadër të reformës në drejtësi, 70 346 lekë.

Paga e bashkëshortit, 4 967 739 lekë.

Të ardhura nga qerja e apartamentit, 315 000 lekë.

Kredi për shtëpi, 80 mijë euro, shlyer 6 730 euro.

Kredi për shtëpi 11 mijë euro, shlyer 1 231 euro.

Kredi profesionale, 1 000 000 lekë, shlyer 534 584 lekë.

Arben Allajbeu, Prokuroria e Tiranës

Lekë cash, 400 000 lekë.

Shitje makine, 800 000 lekë.

Blerje makine, 800 000 lekë.

Shitje makine, 7 mijë euro.

Huadhënie prindërve, 7 mijë euro.

Paga, 909 057 lekë + 133 136 lekë.

Paga e bashkëshortes, 523 006 lekë.

Kredi 15 mijë euro, detyrimi 1 553 euro.

Adnand Xhelili, Prokuroria e Tiranës

Gjendje cash në shtëpi, 700 000 lekë.

Paga vjetore, 1 302 132 lekë.

Paga e bashkëshortes, 805 494 lekë.

Paga e djalit, 520 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, ullinj, 500 000 lekë.

Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës

Gjendje cash në banesë, 1 450 000 lekë.

Shtim pasurie, burimi nga paga, 53 000 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 377 618 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, Alma Cama, 600 564 lekë.

Të ardhura nga disbursimi i kredisë, 4 000 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ambientit, 240 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 27 807 lekë.

Kredi bankare, 5 528 818 lekë.

Kredi bankare, 750 000 lekë.

Kredi bankare, 600 000 lekë.

Kredi bankare, 840 000 lekë.

Alma Came, gjendja e llogarisë, 517 270 lekë.

Anila Papa, Prokuroria e Tiranës

Gjendje cash, 100 000 lekë.

Shtuar depozita, 88 100 lekë.

Llogari rrjedhëse, 620 lekë.

Llogari rrjedhëse, 32 088 lekë.

Depozitë bankare, 121 884 lekë.

Shtuar depozita, 119 510 lekë.

Depozitë bankare, 761 244 lekë.

Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës

Llogari pranë NGB, 5 000 lekë.

Paga vjetore si prokuror, 1 049 214 lekë.

Të ardhura nga shitja e një pasurie në fshatin Gercalli në Fier, 375 000 lekë.

Paga e gruas, 594 502 lekë.

 

 

 

Apostol Prifti, Prokuroria e Tiranës

Shlyer banesa e blerë më kredi në 2011, 9 500 000 lekë.

Shitja e banesës në Korçë.

Blerë makinë, 6 500 euro.

Djali, Naum Prifti, aksioner me 20 % tek ‘Fokus Cbble’, të ardhurat 300 000 lekë.

Dy kredi në BKT, 8 500 000 lekë.

Arben Nela, Prokuroria e Tiranës

Kursimet nga paga, 6 mijë euro.

Ambient 15.30 m2, ndihmës i banesës në Tiranë, dhuruar babait.

Kredi bankare 40 mijë euro.

Paga si prokuror, 1 456 304 lekë.

Paga e bashkëshortes, 705 588 lekë.

Elfrida Begova, Prokuroria e Tiranës

Gjendja e llogarisë, 105 419 lekë.

Gjendja e llogarisë, 325 lekë.

Kredi bankare 20 mijë euro për blerje shtëpie.

Huamarrje shtetasit… 50 mijë euro për blerje shtëpie.

Huamarrje shtetasit… 3 000 000 lekë për blerje shtëpie.

Huamarrje shtetasit… 1 200 000 lekë për blerje shtëpie.

Pasuria e kryeprokurorit Adriatik Llalla

Shitur tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 3 000 m2, në Mjull-Bathore, Tiranë, për 249 000 euro.

Blerë tokë arë në Tiranë, me sipërfaqe 4 500 m2, 4 500 000 lekë.

Llogari bankare me burim shitja e tokës, 140 695 euro.

Llogari rrjedhëse e pagës, 1 694 609 lekë.

Mbyllur llogaria rrjedhëse e pagës, – 1 909 917 lekë.

Pakësuar gjendja cash, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, 836 216 lekë.

Dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.

Bashkëshortja, Ardjana Llalla, llogari rrjedhëse e pagës, – 120 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës, 168 703 lekë.

Please follow and like us: