Albspirit

Media/News/Publishing

Shkel ligjin, shefi i administratës së Tatimeve Tiranë fushatë për PS, pezullohet

 

Ligji për nëpunësin civil ndalon çdo punonjës të administratës që të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike. Por pavarësisht ligjit dhe apelit të shumpërsëritur të zv. kryeministres Ledina Mandia, Shefi i administratës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Bledar Loci, nuk ka hezituar të marrë pjesë në fushatë, duke shprehur bindjet e tij dhe duke e ndarë këtë edhe në rrjetet sociale.

“Me aktivistë të njësisë 5, voto numrin 2. Partia Socialiste, për Shqipërinë që duam” shkruan shefi i administratës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, krah një fotoje me simpatizantë e mbështetës të Partisë Socialiste. Ligji për nëpunësin civil thekson se jashtë orarit të punës nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike por nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Pas publikimit të rastit në Televizionin Ora News, Drejtoria e Përgjithshme ka bërë me dije se Bledar Loci është pezulluar. “Drejtoria e Përgjithshme gjen rastin të falenderoj TV Ora News për sjelljen në vëmendje të këtij rasti dhe rikujton sipas urdhëresave të nxjerra në kohë të ndryshme se pjesëmarrja në fushatat politike është tërësisht e ndaluar” shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Please follow and like us: