Albspirit

Media/News/Publishing

U përfshinë në fushatë elektorale, shkarkohen 4 zyrtarë të Arsimit

Katër zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore rajonale janë shkarkuar nga detyra dhe kallëzuar në Prokurori pasi janë përfshirë në fushatën elektorale.

Të shkarkuar sot me urdhër të Ministres së Arsimit Mirela Karabina janë:

  1. Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Librazhd, Fatbardha Qatja
  2. Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Gramsh, Xhevit Dyrmishi
  3. Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani
  4. Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, Bardhok Pula

Sipas urdhrit të Ministres Karabina, mbi bazën e informacioneve të mbledhura ata janë evidentuar raste të pjesëmarrjes së tyre në kundërshtim me ligjin, në aktivitete të fushatën. Ndërkohë, të lartpërmendurit jo vetëm që janë larguar nga detyra, por edhe janë referuar pranë organit të Prokurorisë në rrethet përkatëse.

Please follow and like us: