Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin: Refuzoni çdo presion mbi blerjen e votës

Kur kanë ngelur 20 ditë nga dita e votimit, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka një apel për qytetarët: “Refuzoni cdo presion mbi blerjen e votës me para apo favor tjetër. Qytetarët të jenë vigjilentë për çdo element që tenton të abuzojë me procesin. Çdo qytetar duhet të jetë vigjilent ndaj çdo elementi që tenton të abuzojë me procesin. Gjërat që janë të papranueshme.  Zgjedhjet parlamentare jane tejet të rëndësishme. Ka të bëjë me të ardhmen 4 vjeçare të vendit. Çdo lloj presioni apo transaksioni mbi blerjen e votës me para në dorë apo favor tjetër, duhet refuzuar” ,tha Vlahutin.

Në këtë proces shoqëria civile ka përgjegjësi më të madhe për të raportuar e monitoruar këto abuzime.

 “Për ne është përparësi financat publike dhe administrata. Është e rëndësishme të shohim nëse ka pasur abuzime”.

Aplikacion per te denoncuar abuzimet

“Ne po planifikojme si komunitet ndërkombetar të monitorojme zgjedhjet. Sa i perket dites se zgjedhjeve dhe numerimit do kemi ekipe te shperndare kudo per kete proces. Kjo do te jete si pjese e vezhgimit OSBE/ ODHIR.  Do te kete edhe nje ekip eurodeputetesh te PE ne disa zona te vendit. Do kete edhe nje aplikacion qe permes celularit te denonconi abuzimet” .

Please follow and like us: