Elvana Shala, pjesë e forumit botëror në SHBA
Shala do të flas per vizionin e saj për Kosovën si një lidere e re femër
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, është nisur sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në ” Forumin e Ambasadoreve Femra” që nis punimet zyrtarisht në Dallas të Texas-it.
Sipas një njoftimi për media, me ftesë të themelueses së Komitetit të Ambasadoreve në Texas Ingrid Harb, Shala do të flas per vizionin e saj për Kosovën si një lidere e re femër, për fuqinë e femrës për të udhëhequr me shtetin dhe për ndryshimet që mund të sjellin femrat në botë.
Ambasadorja Shala pas përfundimit të forumit në Dallas, vizitën e saj do ta vazhdojë në New York ku do të zhvillojë takime në Konsulatën e Kosovës dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara./21Media
Please follow and like us: