Albspirit

Media/News/Publishing

Ronaldinho shokon Messin: Ky është futbollisti më i mirë në botë

Ronaldinho katër vite ka luajtur me Lionel Messin te Barcelona.

Gjatë këtyre viteve, ambasadori i ri i  Barcelonës, nuk ndalur asnjëherë adirimin e tij për Lionel Messin, që ato vite cilësohej si ‘Maradona i ri’ i Argjentinës.

Por gjitha këto, nuk kanë mjaftuar që Lionel Messi të konsiderohet më i miri në botë nga Ronaldinho.

Braziliani ka thënë se Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, në një përgjigje të dhënë për gazetarin e RTS në Greqi, pas finales Real Madrid 4-1 Juventus, shkruan index.hr, përcjell lajmi.net.

“Kush? Mirë, Cristiano Ronaldo natyrisht. Rezultatet, titujt, golat dhe ndeshjet e tij tregojnë për të”, është përgjigjur Ronaldinho.

Sigurisht se kjo është një përgjigje befasuese, kur e dimë se Ronaldinho ka qenë disa vite pjesë e Barcelonës, e po ashtu është ambasador i kësaj skuadre.

Please follow and like us: