Albspirit

Media/News/Publishing

Studio Ligjore Sefgjini (SLS), me eksperiencë të gjatë në fushën e avokatisë

Rezultate imazhesh për studio ligjore sefgjini

Studio Ligjore Sefgjini (SLS), me eksperiencë të gjatë në fushën e avokatisë, do të ofrojë në vazhdim edhe shërbimet ligjore për cështjet e së drejtës familjare si:

1. Zgjidhje martese (Divorci)
2. Pjestim i Pasurisë Bashkëshortore
3. Pensioni Ushqimor
4. Njohje atësie
5. Lëshim urdhër mbrojtje
6. Ushtrim i përgjegjësisë
prindërore.
7. Heqje e zotësisë për të vepruar
8. Caktim kujdestarie.
9. Kërkesë për birësim
10.Lëshim autorizimi

Studio Ligjore Sefgjini (SLS) ofron shërbimet e saj me cilësinë maksimale profesionale për gjithë gamën e shërbimeve të së drejtës familjare të përmendura më sipër ku përfshihen edhe çështjet e financave, kontaktet me fëmijët, të drejtat e prindërve, cështjet e abuzimit në familje, procedurat e kujdestarisë etj.
Qasja jonë përqëndrohet tek zgjidhja e problemeve. Ne sigurohemi që i interesuari të kuptojë opsionet që janë në dispozicion për atë përpara se të na dorëzoje rastin e tij për ta zgjidhur.
Ne synojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe më të drejtë për klientin, por edhe për gjithë familjen e tij; synojmë të minimizojmë dhimbjen e procesit të divorcit pasi ka të bëjë me çështje shumë të ndjeshme; synojmë të shkohet me mirëkuptim në zgjidhjen e martesës me qëllim që të arrihet rezultati më i drejtë për klientin tonë dhe familjen e tij.

Marrëveshja jashtë gjykatës

SLS beson në arritjen e një marrëveshje jashtë gjykatës sa më shumë të jetë e mundur, duke kursyer kohën dhe shpenzimet, për të ndihmuar në shmangien e armiqësisë së panevojshme me ish-partnerin/ partneren e klientit etj.
Megjithë situaten e komplikuar që mund të ketë rasti, me ekspertizë do të mundësohet që të arrihet rezultati i duhur për te interesuarin dhe fëmijët, do të sigurojmë që të arrihet zgjidhja më e mirë e mundëshme financiare për situatën individuale.

Marrëveshjet paramartesore dhe marrëveshjet e bashkëjetesës

Një çështje tjetër e rëndësishme në këtë fushë për të cilën SLS do ofrojë shërbimiet e veta janë marrëveshjet paramartesore dhe marrëveshjet e bashkëjetesës. Edhe pse kjo tingëllon si jo tradicionale, ligji konsideron të rëndësishme që të parashikohet para martesës ose bashkëjetesës ajo që mund të ndodhë në qoftë se marrëdhënia prishet.
Ne do të japim këshillën dhe ekspertizën tonë mbi masat parandaluese që mund të merren duke përfshirë edhe marrëveshjet paramartesore, edhe marrëveshjen e bashkëjetesës, duke siguruar që klienti të mos jetë lënë i pambrojtur ndaj situatave të së ardhmes. Këto marrëveshje mund të përdoren për të mbrojtur asetet aktuale dhe të ardhshme.
Ne punojmë me klientin dhe partnerin/partneren e tij për të përgatitur një dokument të qartë, të hartuar si duhet; një marrëveshje të drejtë dhe të arsyeshme me qëllim arritjen e një divorci me sa me pak kosto financiare, emocionale, konfliktuale etj nëse kjo do te ndodhte në të ardhmen.

Viktimat e dhunës në familje

Ne ofrojmë shërbimet tona ligjore me ekspertizë për viktimat e dhunës në familje, për të ndihmuar ata të gjejnë mënyrën e duhur të mbrojtjes për veten dhe fëmijët e tyre si dhe sigurimin e këshillave ligjore që të ecin përpara pas cënimit të një marrëdhënie.
Dhunë është çdo veprim apo mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cënim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik. Dhuna në familje është çdo akt dhune i ushtruar midis personave që janë apo kanë qenë në marrëdhënie familjare siç janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ish–bashkëshorti/ja apo ish partneri/ja bashkëjetues; vëllezërit, motrat dhe bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja e tyre; prindërit adoptues dhe fëmijët e adoptuar; dhe raste të tjera.
Ne besojmë se abuzimi në familje, në çfarëdo formë, nuk duhet të tolerohet. Ndihma jonë juridike është në dispozicion për viktimat e dhunës në familje.

Fëmijët dhe divorci

SLS punon ngushtë me klientin për të arritur zgjidhje të drejtë afatgjatë, duke e ndihmuar të përqëndrohet tek nevojat e fëmijëve në rastet e divorcit midis prindërve. Ne do të sigurojmë që zëri dhe mendimet e klientit dhe të fëmijëve të tij/saj, të jenë dëgjuar dhe vlerësuar.
Mosmarrëveshjet familjare përfshijnë fëmijët. Ligji pranon se mirëqënia e fëmijëve është në zemër të çdo procesi ligjor që ndikon në një familje, kështu që ne trajtojmë klientët tanë me respekt dhe ndershmëri.
Edhe pse shumë prindër ndahen në mënyrë miqësore dhe pajtohen me marrëveshje për fëmijët e tyre, për çështje si ku do jetojnë fëmijët, kur do t’i takojnë fëmijët, në cilën shkollë shkojnë fëmijët, cili do të jetë mbiemri i tyre ligjor etj, përsëri, në mënyrë të pashmangshme, këto marrëveshje nuk mbahen dhe i nënshtrohen përsëri procedurave gjyqësore.
Rastet janë të ndryshme dhe kontakti me ne do të bëjë të mundur gjetjen e zgjidhjes më të mirë. Ne do të shqyrtojmë me klientin të gjitha mjetet efektive për zgjidhjen e çështjeve duke përfshirë zgjidhjet alternative, ndërmjetësimin, takimet në tavolina të rrumbullakta dhe procedurat gjyqësore.

KONTAKTET TONA:
Mob: 068 20 15 108
068 20 44 464
Email: avokati_sefgjini@yahoo.com
Web: www.sefgjini.com
ADRESA:
Studio Ligjore Sefgjini
Rruga “Asim Vokshi”
Pallati prane Arkivit te Shtetit
Shk.2, Kati 4, Nr.12
Tirane

Rezultate imazhesh për studio ligjore sefgjini

Please follow and like us: