Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Ka ardhë koha t’i kthejmë sytë nga brezi studentor, që do ta çojë përpara Republikën!

Studentët tanë, që shpesh me një diplomë në xhep, nuk arrijnë të gjejnë një punë në profesionin e tyre, meritojnë një trajtim më serioz nga qeveria e ardhshme e Kosovës. Edhe gjatë procesit akademik, mijëra studentë përballen me kushte jo tëmira studimi, duke filluar nga hapësira e vogël, infrastruktura, niveli i mësimdhënies dhe mësimnxënies. Angazhimi im do të jetë në drejtim të ndarjes së një buxheti më të madh, për përmirësimin e jetës akademike, që studentët kosovarë të përfitojnë sa më tepër në vitet e studimeve universitare. Ka ardhë koha, t’i kthejmë sytë nga brezi studentor, që do ta çojë përpara Republikën!

Please follow and like us: