Albspirit

Media/News/Publishing

Myqerem Tafaj: Alibia elektorale e Ramës për dështimin e tij me administratën publike

Alibia elektorale e Ramës për dështimin e tij me administratën publike.
Ditët e fundit Rama ka pranuar dështimin e tij total me administratën publike, për shkak të politikave të qeverisë së tij, të mbeshtetura në rekrutimin politik, korruptiv dhe nepotik të nëpunësve të administratës qendrore dhe lokale. Madje, në shumë raste, në poste të rëndësishme drejtuese kjo maxhorancë emëroi individë më të kaluar kriminale. Ndërkohë, rreth 6000 nëpunës u larguan nga puna nga kjo maxhorancë vetëm për arsye të orientimit politik djathtas.
Rama përpiqet, që shkatërrimin e administratès publike t’ia faturoj vetëm LSI, PDIU dhe aleatëve të tjerë në Aleancën e tij qeverisëse. Kjo nuk është e vërtetë, sepse politikat për administratën publike i ka bërë vetë Rama në bashkëpunim me aleatët e tij në qeverisje.
Madje, Rama u thotë qytetarëve: me jepni 71 vota që ta marrë vet gjithë administratën publike. Në fakt jo 71 vota për Ramën, por edhe një mandat tjetër qeverisës i Ramës, pavarësisht se më kë mund të bashkëkeqeveris, do të ishte në dëm të zhvillimit të vendit, në të gjitha planet, politik, ekonomik, shoqëror,etj.
Administrata publike përmirësohet dhe modernizohet vetëm me vullnet politik dhe investim real.
Shkolla Shqiptare e Administratës Publke, e krijuar në 2013, është thuajse inekzistente, edhe pse BE investoi aq shumë për të.
Fuqizimi i kësaj Shkolle ose Akademie është investimi kyc që duhet të bëj Shqipëria për zhvillimin e administratës publike shqiptare. Modele ka plot. Modeli më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm për Shqipërinë do të ishte përfundimi me sukses i kësaj Akademie, me kohëzgjatje 1,5 deri 2 vite, pas studimeve universitare në degë të ndryshme. Ky do të ishte kusht përcaktues për të fituar të drejtën e konkurrimit për një pozicion pune në administatën publike, që nga Kryeministria deri tek bashkitë. Këtë model e kanë vende të zhvilluara europiane, psh Franca, Gjermania, etj. Akademi të tilla pranojnë studentët e shkëlqyer me konkurs rigoroz; mësimet në këto akademi zhvillohen në gjuhën amtare dhe në anglisht; këto akademi kanë rekrutuar profesorët më të mirë në shkencat që lidhen me administrimin publik dhe studimet përfundojnë me provime rigoroze të standarteve më të larta. Ja kjo është një zgjidhje tërësisht realiste për kushtet e vendit tonë

Please follow and like us: