Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama i çon mesazh të ashpër Ilir Metës

Duke folur për emisionin ‘Studio e Hapur të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e ish kreut të LSI dhe presidentit të zgjedhur të Republikës që e cilësoi Ramën si karagjoz dhe mosmirënjohës. Kryeministri Rama tha se Meta nuk duhet të harrojë votën që i dhanë gjithë deputetët për t’u bërë president i Republikës. “Meta të mos harrojë votën që i dhanë gjithë deputetët socialistë për t’u bërë president. Ka jetë edhe mbas fushatës dhe është shumë e rëndësishme që kur flitet për vlera morale të mos harrojmë atë që vjen më pas. Nuk jam unë që po bëj fushatë me këtë lloj fjalori dhe meqë ju e përsëritët është e padrejtë për ata që i kanë dhënë votën atij. Ne e votuam te gjithë, keshtuqe nuk ka arsye që të na thotë mosmirënjohës”- tha Rama. /albspirit/

Please follow and like us: