Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Na jepni mundësi të kufizojmë pushtetin e politikanëve

Themeluesi i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, është shprehur se forca politike që drejton ka sjellë një model të ri në politikën shqiptare. Gjatë takimeve në terren me banorë të kryqytetit, Bojaxhi kërkoi votën e tyre jo për më shumë pushtet por për të kufizuar pushtetin e politikanëve.

Sfida për Shqipërinë vijon takimet në terren me banorë të kryeqytetit, të cilët i ka njohur me alternativën që kjo force politike ofron.

Kryesuesi i listës së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, është shprehur se politika e vjetër është problemi i Shqipërisë dhe kurresi nuk mund të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Bojaxhi: “Dikur kemi pasur pushkë e fishekë. Tani kemi votën. Le të çojmë në parlament luftëtarë në anën e qytetarëve. Kështu mund t’i mundim. Kështu mund të mundim problemet që nuk mbarojnë. Nuk është e vërtetë që nuk mund të bëjmë gjë kundër tyre. Kemi votën. Me votë i kemi zgjedhur, me votë le t’u tregojmë sa të pakënaqur jemi”.

Sfida për Shqipërinë, tha Bojaxhi, ka krijuar një model të ri në politikën shqiptare.

Bojaxhi: “Sfida për Shqipërinë është e vetmja forcë që ka krijuar një model të ri për politikën shqiptare. Ne besojmë te një politikë e pastër drejt një Shqipërie që punon. Nëse shqiptarët duan që në këto zgjedhje të votojnë për vlera, Sfida është alternativa e tyre”.

Përmes votës, tha Bojaxhi, qytetarët duhet të zgjedhin në Parlament njerëz që përfaqësojnë interesat e tyre.

Please follow and like us: