Albspirit

Media/News/Publishing

Xhaka iu uron fat Kosovës dhe Shqipërisë

Ragip Xhaka iu ka uruar fat Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjet e sontme kualifikuese për Kupën e Botës

Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve Taulant dhe Granit Xhaka, nuk ka harruar të iu urojë suksese dy Kombëtareve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai shpreson se dy ekipet tona do të kenë sukses dhe do të arrijnë fitore në ndeshjet e sontme.

“Kosovës dhe Shqipërisë ju uroj fat dhe sukses e ne këto ndeshje. Shpresoj të kenë fat dhe fitore”, ka thënë Ragip Xhaka për Express.

Kosova sonte luan ndaj Turqisë në Shkodër, ndërsa Shqipëria në udhëtim me Izraelin. Të dy këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 20:45.

Please follow and like us: