Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka: Ja pse PD del forcë e parë!

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Agron Duka, zhvilloi një takim me banorët në Hamallaj të Durrësit.

Në këtë takim, Duka tha se ai gjithmonë do të ishte deputet i Durrësit, për sa kohë do të qëndronte në politikë.

Duka tha se i respektonte ata që kanë bindje të majta, por në këto zgjedhje Partia Demokratike do të jetë fituesja e zgjedhjeve.

“Unë kam zgjedhur të jem deputetit i Qarkut të Durrësit. Nëse do të vazhdoj sërish politikën do të vazhdoni të më keni gjithminë këtu dhe nuk e kam ndërmend të ik asnjëherë nga këtu. Dua të jem përfaqësuesi juaj në parlament. Unë mendoj se duhet të votoni Partinë Demokratike, por natyrisht kam respekt edhe për njerëzit tjerë që idologjikisht janë majtas, por në dominancë, duke pasur parasysh se Partia Demokratike i ka futur të gjithë partitë e tjera në një “kosh” duke filluar nga Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli, Legaliteti, janë 25 parti unë mendoj se me çdo lloj llogaritje, me çdo lloj matematike Partia Demokratrike del e para në të gjithë Shqipërinë. Ju ftoj edhe një herë të votoni Partinë Demokratike dhe numrin 6”, tha Duka.

Please follow and like us: