Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Shëndetësia të fillojë me sigurinë ushqimore, njerëzit sëmuren ndërsa ata bëjnë fushatë

Gjatë takimeve me mbështetës të partisë së tij, Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi tha se themeli i shëndetësisë në Shqipëri duhet të jetë siguria ushqimore. Kandidati i Sfida për Shqipërinë u tha qytetarëve se numri i sëmundjeve që lidhen me sigurinë ushqimore është rritur ndjeshëm dhe se kjo duhet të ndryshojë.

“Këto janë çështjet e rëndësishme për të cilat ata duhet të flasin. Ndërkohë që njerëzit sëmuren nga dështimi i tyre për të garantuar ushqime të sigurta, që është diçka minimale, ata bëjnë fushatë për gjërat e tyre. Sa mandate do të marrë njëri apo tjetri, kjo i shqetëson. Jo numri i të sëmurëve nga ushqimet, por mandatet”, u shpreh Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi tha se Sfida për Shqipërinë është subjekti politik që i ngjan më shumë shqiptarëve dhe se numri 4 në fletën e votimit është përgjigja ndaj neglizhencës së politikës kundrejt shqiptarëve.

“Sfida për Shqipërinë beson shëndetësia, e cila duhet të fillojë nga siguria ushqimore, por edhe çështjet e tjera që mundojnë shqiptarët, mund të zgjidhen vetëm duke zgjedhur se çfarë politike duam. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën politikë si këto 27 vjet. Duhet një politikë e pastër. Duhet një politikë me vlera. Sfida për Shqipërinë është mishërimi i vlerave më pozitive që Shqipëria ofron”, tha kandidati Bojaxhi.

 
Partia Sfida për Shqipërinë renditet në fletëvotimi me numrin 4, me Hektor Ruci si kryetar administrativ.
 
Pamjet youtube: 
Please follow and like us: