Albspirit

Media/News/Publishing

Balla kërkon dorëheqjen e Ilir Metës

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje ditën e sotme sulmit dhe paralajmërimit të Ilir Metës për mosdekretimin e qeverisë.

Balla në një shkrim të gjatë, mes rreshtave, teksa i ka kujtuar publikisht Ilir Metës se është zgjedhur President me votat e socialistëve, i ka kërkuar këtij të fundit që të japë dorëheqjen.

“Por edhe kjo që po bën si President i zgjedhur nuk shkon, sepse po teprohet. Je president i zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votën dhe bëj çfarë të duash me ish-partinë apo partinë tënde!”

Kjo është hera e parë që një zë i rëndësishëm brenda Partisë Socialiste i kërkoi publikisht Ilir Metës që të japë dorëheqjen si President i zgjedhur dhe të bëjë ç’të dojë më partinë e tij, sepse është e tepërt sipas Ballës që të jetë President edhe të veprojë në këtë mënyrë.

Kujtojmë që ditën e sotme, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar partitë kryesore që të mos shpërdorin vullnetin e lirë të popullit, pasi ai është i gatshëm të mos e njohë një qeveri të tillë të krijuar me vota të vjedhura.

Please follow and like us: