Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi në Vlorë: Sfida, alternativa ndryshe në zgjedhjet parlamentare

SFIDA për Shqipërinë ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në qytetin e Vlorës, në të cilin ka marrë pjesë Gjergj Bojaxhi, si anëtar themelues dhe drejtues politik i kësaj force.

Bojaxhi ka prezantuar Jonad Dhrami si kandidatin për Vlorën dhe ka deklaruar se SFIDA është alternativa ndryshe në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Sfida për Shqipërinë është forca e vetme politike që përfaqëson qytetarët dhe vlerat që ata bartin. SFIDA është një forcë ndryshe nga ato që kemi njohur këto 26 vite. Ajo jo vetëm që nuk është në pronësi të kryetarit por mbart dhe transmeton vlerat aq shumë të munguara në demokracinë tonë”, cilësoi Bojaxhi.

Kandidati Dhrami shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin që i përkiste një force politike vlerash dhe jo pazaresh, si dhe u premtoi vlonjatëve se te SFIDA  zëri i tyre do të dëgjohet.

“Vlonjatët dhe Vlora nuk e meritojnë këtë gjendje ku janë braktisur nga politika për vite me radhë. Të gjithë ne nuk e meritojmë. Prandaj ka ardhur momenti të marrim fatin në dorë dhe të vendosim për të ardhmen tonë. SFIDA është alternativa ndryshe për të cilën kemi nevojë. Bashkë mundet”, u shpreh ai.

Në përfundim të takimit, Bojaxhi dhe kandidati Dhrami biseduan rreth shqetësimeve dhe problemeve që kishin qytetarët, duke u kërkuar që të përdorin votën si mjet zgjidhjeje.

“Vetëm me votë mund të ndëshkohet kjo klasë politike, e cila e ka kthyer pushtetin në monopol. Jemi shumë që ndihemi të papërfaqësuar dhe të zhgënjyer nga kjo klasë politike. Ashtu sic jemi shumë që nuk presim më. Bashkë mundet!” përfundoi duke përsëritur sloganin e partisë Gjergj Bojaxhi, kandidat i SFIDA për Shqipërinë në Tiranë.

Partia “Sfida për Shqipërinë” renditet në fletëvotimi me numrin 4, me Hektor Ruci si kryetar administrativ.

Image result for gjergj bojaxhi

 

Image result for jonad dhrami

SFIDA për Shqipërinë i është vënë përballë partive tradicionale jo vetëm duke denoncuar ata që ajo i quan pazare të politikanëve profesionistë, por edhe duke propozuar zgjidhje aktuale për situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Jonad Dhrami, kandidati per deputet ne Qarkun Vlorë i drejtohet qytetarëve me nje videmesazh./Vloranews.net/


Please follow and like us: