Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Vetingut

Në Kryesinë e Kuvendit, komisioni ad hoc ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të Vetingut, për 6 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe anëtarin e shtatë më vete.
Të pranishëm në komision janë ambasadorët Lu dhe Vlahutin.
Fitues janë:
Ardian Hajdari
Natasha Mulaj
Ina Rama
Sokol Çomo
Luan Daci
Albana Shtylla
Komisioni votoi edhe për anëtarin e shtatë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas balotazhit, u kalua në votimin manual, me gogla ku rezultoi fituese Rezarta Shultz. Më pas u zgjodhën: Mimoza Tase, zëvendësuese e parë e Kolegjit dhe Etleva Paplekaj, zëvendësuese e dytë.

Please follow and like us: