Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Lartë-shkresë KLD: Shkarkoni gjyqtaren e dënuar, Majlinda Andrea

Gjykata e Lartë i dërgoi shkresë këtë të premte Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të shkarkuar gjyqtaren e lartë Majlinda Andrean, e shpallur fajtore pak ditë më parë.

Për shkak se Andrea është anëtare e pezulluar ajo konsiderohet gjyqtare e lartë derisa të merret një vendim për shkarkimin nga detyra.

Por derisa të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, kompetencat për këtë vendim i takojnë Këshillit të Lartë të Drejtësisë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë në shqyrtim më herët disa nga ligjet e reformës në drejtësi.

Gjyqtares së lartë Majlinda Andrea përveç dënimit me tre vjet shërbim prove i ndalohet të ushtrojë funksione publike për pesë vjet, pasi u cilësua fajtore bashkë me katër të tjerë për çështje korrupsioni.

Please follow and like us: