Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida për Arsimin: Të rikthejmë sistemin e meritës

Fushata elektorale e ditëve të fundit përkoi me provimet e maturës shtetërore dhe partia Sfida për Shqipërinë përmes një deklarate në media ka shpalosur vizionin e saj për arsimin, të cilit sipas saj i duhet rikthyer meritokracia.

Ermal Hasimja, kandidat i Sfidës për Tiranën, është shprehur se maturantët po përballen me një sistem të padrejtë, jo vetëm në bankat e shkollës prej fiktivitetit të notës apo cilësisë së ulët të mësimdhënies, por edhe për të ardhmen.

“Shteti shqiptar, duke zhdukur sistemin e meritokracisë, mendon të punësojë ata që punojnë dhe janë të lidhur me partitë”, tha Hasimja.

“SFIDA për Shqipërinë” beson se kjo situatë duhet të ndryshojë, përmes rikthimit të meritokracisë.

“Situata mund të përmirësohet, së pari duke krijuar një arsim të përgjegjëshëm, cilësor dhe të drejtë, si edhe duke i dhënë secilit mundësinë që i takon sipas meritës dhe nivelit të energjisë që harxhon duke mësuar. Nga ana tjetër shtetit i duhet hequr mundësia që të punësojë militantë vetëm sepse kanë ndihmuar partinë e caktuar fituese ose sepse kanë bërë fushatë”, tha Ermal Hasmija, kandidat i subjektit politik SFIDA për Shqipërinë.

SFIDA për Shqipërinë renditet në fletën e votimit me numrin 4 me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Please follow and like us: