Albspirit

Media/News/Publishing

VETTINGU/ Mblidhet seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur ditën e nesërme Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca e ditës së nesërme do të mblidhet dy herë, njëherë në orën 10:00 të paradites për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë dhe me 6 anëtarë.
Në orën 14:00 do të mblidhet për miratimin e listës së kandidatëve për rivlerësimin kalimtar gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Njoftimi për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme.

Seancë plenare ora 10:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”””, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”. 3. Betimi i Avokatit të Popullit.
Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Please follow and like us: