Albspirit

Media/News/Publishing

Çezar Ndreu: Ty zoti të bekoftë moj shkodrane e ndritur, por meqë je shkodrane mos harro xhubletën!

Ty zoti të bekoftë moj shkodrane e ndritur.
Por të kishe dal me xhubletën 2000 vjeçare do na kishe bërë më krenarë ne si shqiptarë, e me shami veç nder ju ke bërë të tjerëve e jo shqipes.

Konica në vitet 20 erdhi me kostum kombëtar në SHBA për t’u treguar të huajve se sa të vjetër jemi.

Ne jemi vend i vogël dhe kërkojmë që intetiti ynë kombëtar mos të asimilohet as nga fqinjët e as nga të huajt, kombet e mëdha!
Ty urime, por meqë je shkodrane mos HARRO XHUBLETEN!

 

Egesta i përket një familjeje qytetare shkodrane të besimit islam, gjë që nuk e ka penguar atë të studiojë në Itali, madje dhe të zgjedhë të mbajë veshjen dalluese të këtij besimi, siç është shamia. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin”28 Nëntori’ në Shkodër dhe, pasi  bëri kërkesën, fitoi të drejtën për të studiuar për “Mjekësi” në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ciklin e parë të studimeve e përfundon në vitin 2006 me vlerësim maksimal. Niveli i përgatitjes së saj dhe rezultatet e larta në universitet bëjnë që ajo të ndjekë specializimin në mjekësinë bërthamore, të  cilën e përfundoi brenda pesë vitesh. Po në të njëjtin universitet, merr doktoraturën mbi patologjinë tumorale të mushkërive. Kërkimet e saja fokusohen në përdorimin e PET-it si metodë hetimi e patologjive tumorale nëpërmjet injeksionit të shënjuesve molekularë radioaktiv,i cili vëzhgon tumorin nga jashtë për të identifikuar karakteristikat e përhapjes së tij. Gjithashtu,ajo  kooperon me grupin italian të studimit të linfomës së Hodgkin tek fëmijët dhe është referente e mjekësisë bërthamore për këtë grup. Së bashku me disa kolegë të tjerë italianë ndoqi një studim për tumorin dhe neuroblastomën po tek fëmijët. Është autore dhe bashkëautore e disa artikujve dhe librave shkencorë, ku i fundit është  libri universitar Compedio di Diagnostica Medico Nucleare, në lidhje me diagnostikimin e sëmundjeve tumorale. Ajo ka marrë çmim nga Shoqatës Evropiane e Mjekësisë Bërthamore, (EAMN). Egesta shprehet me modesti për arritjet e saj të deritanishme, ndërsa shton se një motivim të madh ka marre dhe përmes besimit të saj islam…/realitetipost.al/

Please follow and like us: