Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry arrin 100 milionë ndjekës në Twitter

Ylli i pop-it amerikan, Katy Perry ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në Twitter. Këngëtarja 32-vjeçare u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medias sociale  Twitter me hashtagun (#LoveKaty). “Faleminderit, @ Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja kaliforniane. Perry,e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8, 500 herë në llogarinë e saj në twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me  96,7 milionë ndjekës.

Please follow and like us: