Albspirit

Media/News/Publishing

Rama sulmon Metën: Si mund të shash kryeministrin si ekstremist fqinj, turp!

Ilir Meta gjatë një interviste të tijën për një televizion grek, ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama. Meta kësaj pyetjeje i është përgjigjur duke u shprehur se Rama e ka të vështirë të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme. Ai e ka akuzuar Ramën se ka krijuar marrëdhënie të vështira jo vetëm me greqinë por edhe me vendet e tjera fqinje. Ai madje është shprehur se Rama ka qënë i vetmi në 27 vite demokraci që donte të zhvillonte zgjedhje pa opozitën, duke e konsideruar si diçka të patolerueshme këtë gjë.

Deklarata e Metës:

Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë.

Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë.

Dhe së treti, rasti i fundit dëshira e tij për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, gjë që do të ishte diçka e tmerrshme për një vend demokratik si Shqipëria, me 27 vjet pluralizëm, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht qëndrimi im ka qenë parimor dhe në interes të stabilitetit të vendit dhe nuk është përgjegjësia ime që dikush nuk i menaxhon shanset që i jepen dhe mbështetja që i jepet. Dhe në fakt dy njerëzit që unë kam mbështetur më shumë në jetën politike në Shqipëri janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, kësaj deklarate Rama i është kundërpërgjigjur në një status të tijin, duke e akuzuar Metën si ekstremist fqinj.

“Shokuese intervista e I.M. per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!” – shkruan Rama para disa çastesh në “Facebook”, madje duke cituar emrin e Metës me iniciale.

Please follow and like us: