Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi: Mirëmëngjes, zonjë a zot i fatit dhe i së ardhmes tënde!

Sot eshte nje e dite e zakonte. Mund te shkoje me familjen per te pushuar ne vile tende ne bregdet, atje te drekoje ne nje restorant peshku, te merrje nje varke me qera, te prisje miq per t’u çmallur- por…. Ti nuk e ke marre ndihmen ekonomike te muajit, ato 32 mije lek qe nuk dalin as per buken e dites; … Ty nuk te ka paguar pronari i firmes ku ke gjetur nje pune si ne ato rrobaqepesite qe fshehin e vjedhin gjysmen e pages e djerses tende;
… Ti enderron te besh pushime luksoze pasi je pronar i shume tokave, por ato nuk i ke marre as pas 27 vjetesh;
…. Ti enderron ta shkollosh femijen tend ne nje vend ku shkolla nuk eshte birrari, por me pagen tende e te gruas paguan kimioterapine qe, rastesisht te godet ty, fijen e dobet;
…. Ti do ta nisesh djalin e vetem ne ato misionet e NATO-s, qe te fitoje ca pare me shprese se do bleje nje shtepi, por te dhemb shpirti ta nxitesh, edhe pse, ajo pune do mik te madh;
Ti…. Tjetri, tjetra…. Duan te ndihmojne prindët qe mos ta kuptojne talljen me rritjen e pensionit, por… Mezi pret te te japin ata nje ‘dore’ te hedhesh hallin e dites.
Sot eshte e shtune, mund te ishte cdo dite e javes dhe ti je po ai qytetar, te cilin e kane manipuluar, e kane magjepsur, e kane genjyer e mashtruar.
Hapi syte, mendo se je pikerisht ti, tjetri e tjetra… Dhjetra e qindra e mijera si ti qe je me i pasur nga ata te vilave luksoze, ata te marifeteve neper zyra shteti, nga ata qe dine te genjejne bukur.
Ti ke mendimin dhe gjykimin tend per te ardhmen e femijeve te tu.
Sfida per Shqiperine u krijua per ty dhe me njerez si ti!
Qe guxojne, mendojne, shpresojne, por nuk genjejne dot!
Une jam si ti!

Please follow and like us: