Albspirit

Media/News/Publishing

LSI reagon ndaj deklaratave të Ramës në Vorë: Ja e vërteta e hipotekave

Nënkryetari i LSI, Luan Rama reagoi sot pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Vorë lidhur me hipotekat.

“Kryeministri tha se janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë hipoteka, këtë çështje, e cilësoi si problemë të tepsisë.  Më lejoni të bëjë me dije se e vërteta është se hipoteka e Tiranës, Durrësit, Elbasanit e Vlorës dhe në 80% të qarkut të Tiranës, e kanë njerëzit e Ramës. Por meqë është kështu, unë i ftoj të 3 mijë familjet e Bashkisë së Vorës të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës, të marrin dokumentet e pronësisë meqë pjesën e tepsisë e ka zotërua në fjalë. Kryeregjistruesi të bëjë gati 3 mijë çertifikatat e pronësisë për të dëshmuar të vërtetën se kush i mban ato peng”, tha Rama.

Sa i takon thirrjes së Ramës për kryebashkiakun e Vorës, Luan Rama tha se kreu i rilindjes vijon të përshkallëzojë pazarin e Roskovecit, ashtu siç ndodhi në Bashkinë e Lezhës, Kukësit, Pogradecit  e Mallakastrës, që u humbën vetëm prej pabesisë së Ramës në dëm të koalicionit”.

Luan Rama, duke folur për reformën në drejtësi, tha se kryeministri Rama edhe këtu gënjen. “Ai tha se ne kemi votuar vetëm reformat e s’kemi bërë gjë tjetër. Më lejoni t’ju kujtoj reformën në drejtësi. Kryetari i Rilindjes ka të drejtë kur thotë që ne nuk e lejuam ta bënte siç e kishte konceptuat ai që reforma në drejtësi të shërbente që pushteti i drejtësisë të bëhej aneksi i Rilindjes. Gjithë shqiptarët e dinë që reforma në drejtësi u bë dhe u miratua me 140 vota në parlament falë kontributit të LSI dhe Ilir Metës” , deklaroi nënkryetari i LSI.

Please follow and like us: