Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Olldashi politikan i lindur, këta janë fasonë

Kryeministri Edi Rama është pyetur për deputetin e ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi në emisionin “Xing me Ermalin”. Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për Olldashin kur u pyet nëse do të ishte në të njëjtën situatë PD nëse ai do të ishte kryetar.

“Olldashi ishte politikan i lindur. Këta të tjerët janë politikanë fasonë të bërë me material të porositur. Nuk e di nese do ta kisha me te lehte, por ai ishte i lindur per politike. Që ai nuk do futej në çadër kjo është e sigurt. Që mund ta kishim bërë marrëveshjen më përpara edhe kjo është e sigurt. Kemi bere perballje te medha bashke” – tha Rama.

Please follow and like us: