Albspirit

Media/News/Publishing

Ridvald Dhimo: Mbështetja ime për partinë SFIDA për Shqipërinë

Image result for sfida per shqiperine

Ridvald Dhimo

Mbështetja ime për partinë SFIDA për Shqipërinë ka ardhur fillimisht si pasojë e shfaqjes së kandidatit të pavarur, Z. Gjergj Bojaxhi si garues në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe më pas me krijimin e këtij formacioni politik në 2016-ën.

Partitë tona të këtyre 26 viteve, me radhë, gjatë qeverisjes së tyre dhe brenda “flluckës” ku jetonin, publikonin numra dhe statistika që pasyqronin një tjetër botë ndërsa shqiptarët derdheshin nëpër kampet e azilit të Gjermanisë, Hollandës dhe Suedisë, brenda kamionëve drejtuar Anglisë apo nepër parqet e qyteteve të tjera evropiane.

SFIDA përbënte ndryshim. Nuk premtonte një fushe me lule, vende pune apo “ndere” të ndryshme.  Ajo nisi si një lëvizje me qytetarët, nga qytetarët, për qytetarët dhe si një veprim për të rrëmbyer të ardhmen  në duart tona.

Pavarësisht mosprezencës sime fizike , anëtarët e SFIDA-s nuk më mohuan të drejtën e bashkëpunimit, të shprehjes të mendimit ose kundërshtimit. Konkretizimi i ideve dhe mendimeve në një forcë që po rritet dhe po tërheq vëmendjen e qytetarëve të ndershëm, të pakapur, profesionistë dhe me dinjitet, më jep më shumë besim.

Rrënjët e kësaj force u mbështetën fuqishëm tek statuti, i cili është si një himn për demokracinë e vërtetë ku kryetari dhe kryesia nuk impononin apo kushtëzonin askënd. Përfaqësimi politik nuk perceptohet si arritje por si detyrim ndaj bashkëqytetarëve të cilët kanë llogaridhënie ndaj tyre dhe kjo do arrihet përmes votës së anëtarësisë. Grupimet e anëtarësisë mobilizuan dhe përzgjodhën përfaqësuesit e tyre me transparencë dhe renditja doli në bazë të programit që çdokush shpalosi.

E pra, kjo më mungonte. Demokracia me frymë, e cila galvanizohej më shumë me zgjedhjen për të mos bashkëpunuar me partitë që përfaqësohen në parlament me skema para ose pas zgjedhore, duke i treguar vetes që nuk na ushqen pushteti pasi nuk është kurrë i joni.

SFIDA do të demaskojë në parlamentin shqipëtar të gjitha njollat e klasës politike. Vrimat e errëta ku ata fshihen, do mbushen me dritë; vendimet që ata marrin do publikohen nga tempulli i demokracisë dhe beteja do të jetë e tillë ku secili do ketë mundësinë të krahasojë të vërtetën me mashtrimin. Programi i SFIDA-s do të imponojë ndryshime tek partitë kundërshtare, gjë që do të çojë në përmirësimin e situatës së përgjithshme politike.

Atëherë, në qoftë se dëshironi një të ardhme për vendin tonë, me mirëqënie, ambient të pastër, drejtësi, unitet, shtet institucional, meritokraci, treg me rregulla, siguri, por mbi të gjitha Shpresë, ejani me ne që t’i Sfidojmë.  Nuk ka mal që nuk ngjitet, lumë që nuk kalohet dhe sistem që nuk shëmbet.

Bashkë, Mundet !

I uroj suksese “SFIDA për Shqipërinë”, e cila renditet me numrin 4 në fletën e votimit me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Image result for sfida per shqiperine

Please follow and like us: