Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe socialistët hedhin lekë tek ata që vizitojnë, fotoja ekskluzive me Fadil Nasufin

Një ditë më parë videoja e publikuar nga ish-ministri Saimir Tahiri për kandidatin e  LSI-së Viktor Tushaj u komentua dhe kritikua mjaft nga socialistët, megjithatë siç duket edhe këta të fundit e kanë zakon të hedhin lekë te ata që vizitojnë, pavarësisht çfarë kanë thënë për LSI-në.

Pikërisht një ditë pas publikimit të kësaj videoje ku Tushaj i jepte një zarf të dhunuarit Gjovalin Gjinit, publikohet një foto e ish-kryebashkiakut të Beratit Fadil Nasufi, i cili shihet të ketë lënë një shumë parash mbi tabaka.

Kujtojmë se një ditë më parë Tushaj shpjegoi se zarfi kishte të bënte me zakonin e nderit të kafesë që e ka çdo shqiptar.

“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre”, sqaroi dje Tushaj. Por socialistët e kundërshtuan idenë e zakonit të kafesë, derisa sot doli kjo foto.

Please follow and like us: