Albspirit

Media/News/Publishing

Balina Bodinaku tregon anën romantike të Andi Bushatit

Balina Bodinaku ka rrëfyer në një intervistë për “Bordo” gjëra të pa treguara më parë për veten dhe madje edhe për partnerin e saj analistin Andi Bushati. Çifti është treguar shumë i rezervuar në daljet publike, dhe shumë pak gjëra mund të dimë për marrëdhënien e tyre. Por kësaj here Balina e ka lëshuar pak dorën duke treguar një anë tjetër të Bushatit, e cila qenka shumë e ëmbël.

“Kam frikë se do jem e padrejtë t’u vë fjalë mendimeve në këtë rast. Por fare shkurt mund të them se Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë  një vit rresht,  pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq – shprehet Balina, duke na zbuluar diçka vërtet interesante.

 

300-250 Ad

Please follow and like us: