Albspirit

Media/News/Publishing

“Ruçin çojeni në Hagë dhe jo në krye të Kuvendit”, zbulohet letra e ish-të përndjekurve për deputetët

Emri i Gramoz Ruçit, përflitet si personi që do të drejtojë Parlamentin në katër vitet e ardhshme. Mirëpo Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryetarit të PD-së Lulzim Basha, si edhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ku kërkojnë që Ruçi të mos vendoset në krye të Parlamentit. Për më tepër, shoqata kërkon që Ruçi të hetohet e të dërgohet në Gjykatën e Hagës.

LETRA

“Drejtuar: Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ne mënyrë te veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë: Isuf Çela, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahija, Aldo Bumci, Oriola Pampuri, Fatbardha Kadiu, Enkeleid Alibeaj, Myslym Murrizi, Agron Shehaj, Nada Meçorapaj.

Ambasadorëve të SHBA z. Donald Lu, të BE znj. Roman Vlahutin, të OSBE z. Bernd Borchardt.

Te nderuar zonja e zotërinj!

Nga media afër qeverisë kemi mësuar se kryeministri Rama ka propozuar Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në legjislaturën e ardhme parlamentare. Ky është lajmi me i keq pas zgjedhjeve po aq te këqija te 25 qershorit dhe ka tronditura gjithë shqiptaret normale ne mënyre te veçantë familjare e te afërm viktimat e krimeve te krimeve te komunizmit në Shqipëri. Fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë reagim politik ndaj këtij lajmi për një vendim vendimi kaq te turpshëm e kriminal te Edi Ramës.
Jam i detyruar t’iu kujtoj se ai është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar. Ai ka qenë Sekretar i Parë i Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988 – 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist. Ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë. Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve (varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
Mjafton vetëm kjo për të kuptuar se sa e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme është për ne dhe shumicën e shqiptarëve zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi me ka rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi . Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme, shefit te policisë se fshehte politike te saj Sigurimit te Shtetit.
Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret shate flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm. Ne kemi kërkuar, nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi. Ky nuk është vetëm një turp, ky eshte një krim tjetër politik po aq i rënde sa vajzat dhe djemtë qe vriste ne kufi e ne protesta në sheshet e Shqipërisë Gramoz Ruçi
I nderuar z. Basha.
Ju krenoheni që mundet te detyronit parlamentin shqiptar të votonte ligjin e dekriminalizimit. Mirëpo ligji juaj bën fjale e prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe toleron autorët e krimeve te renda politike atyre kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Ne këto kushte “ligji juaj” është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen e ish shefit te Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit është një farsë , një vrime në ujë . Ndalojeni me çdo mjet e mënyre te ndodhe kjo.
Te nderuar deputete te përndjekur politike te komunizmit!
Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demostroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë. Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar. Kjo nuk është detyre, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut, sakrificave, vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve. Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj, raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit, sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë nese nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë, për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë, të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet te ligjshëm e te pa ligjshëm brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi pune posaçërisht me ju!

Zotërinj ambasadorë !
Kjo qe po ndodh apo qe pritet te ndodhë mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër te vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës .Shqipëria . te nderuar shkëlqesi është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është thare. Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet, të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama.
Te nderuar zotërinj!
Shpresoj shumë që apeli im publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës, ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejime qe kjo të ndodhë. Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ku moment ky provokim është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo çmim.

Shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj!
Me respekt
Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë.

Please follow and like us: