Albspirit

Media/News/Publishing

Veterani rigjen të dashurën pas 70 vitesh…në Skype

Kur Norwood Thomas mbërriti në Londër më 1944 si pjesë e divizionit 101 Airborne, takoi një grua që quhej Joyce Durrant. Nisën të dalin së bashku por sot, Norwood nuk kujton se për sa kohë. Di vetëm që u dashuruan dhe se ai kishte marrë vendimin të kalonte jetën me të. Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Thomas u dërgua me shërbim në Normandi, si pasojë humbi të gjitha kontaktet me Joyce. Kur u kthye në shtëpi, pas luftës, i dërgoi letra ku i kërkonte të shkonte te ai, në Shtetet e Bashkuara. Ajo refuzoi. Të dy ndoqën jetën e tyre, u martuan me njerëz të tjerë, krijuan familjet e tyre. Sot, 70 vite pas kësaj ngjarje, Norwood është i ve. Nuk iu desh të mendohej gjatë për të sjellë në mendje dashurinë e shkuar, atë për të cilën dikur kishte ëndërruar aq shumë. Joyce, ishte e vetmja që vitet nuk kishin mundur të largonin. Ngarkoi të birin të merrej me kërkime se ç’mund të kishte ngjarë me ish të dashurën e tij dhe mësuan se ishte ende gjallë. Nuk humbën kohë për t’u vënë kontakt me fëmijët e saj. Me ndihmën e fëmijëve, arritën të lidhen me njeri tjetrin, pas 70 vitesh, në skype ku folën për më shumë se dy orë. Joyce jetonte tashmë në Australi, më shumë vite mbi supe por pa harruar dashurinë e parë…

Please follow and like us: