Albspirit

Media/News/Publishing

Adrola Dushi: Më mungon shumë Troi

E ftuar në programin e pasdites “Rudina”, Adrola tha se vështirësitë nuk kanë qenë të pakta. Por më e madhja dhe më e papërballueshmja është mungesa e të birit 3-vjeçar, Troit.

Ai jeton me prindërit e Adrolës, një orë larg Manhatanit ku Adrola jeton me modelen tjetër nga Shqipëria, Xhesika Berberi. “Është e vështirë, sepse më mungon shumë Troi. Në fillim nuk më zinte gjumi natën. Me keqardhje e them, por unë nuk jam më e preferuara e Troit…” – tregon ajo duke shtuar se tashmë vogëlushi kërkon më shumë mamin dhe babin e saj sesa vetë atë. Natyrisht, takimet  janë të shpeshta,  jo më shumë se një javë mund të rrinë pa e parë njëri-tjetrin, por Adrola rrëfen se shumë shpejt do që ta ketë të birin me vete në Manhatan, sepse ai tashmë po rritet dhe i ndien mungesën e saj: “Shihemi shumë shpesh, por nuk jam çdo natë më Troin, më mungon 24 orëshi me të…”.

Please follow and like us: