Albspirit

Media/News/Publishing

“Drejtori e ka kthyer spitalin në bordello. Vidh lekët dhe merr brekët e… ”, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama, postoi një status në “Facebook”, ku renditi sipas tij disa nga arritjet e qeverisë gjatë mandatit të parë. Ndërsa më tej Rama, shtoi se “për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore” do te punohet dhe ne mandatin e dyte.

Por si gjithnjë nëpër statuset e tij, Rama merr shumë komente dhe reagime nga ana e qytetarëve. Kështu një qytetarë denoncon drejtorin te spitali Psikiatrik në Vlorë, ku i shkruan se e ka kthyer këtë institucion në një bordello.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e Ramës, ku i shkruan me ironi se mbase vetë nuk duhet të shkojë ne psikiatri, por ama i ka rënë dielli në kokë.

Qytetari:  Ke nje Kujtim Llapi drejtor te psikiatria ne Vlore qe e ka bere bordello!!Vidh leke edhe mere breket e punonjseve qe ka punesuar vete!!na tregon reformat ti!!
Po te shkosh ndonje dite te psikiatria ne Vlore kujdes se do te hidhen kalamajt e Kujtimit kokes!!

Rama: Mbase ti nuk duhet te shkosh tek psikiatria, po nje vemendje te vecante ndaj te nxehtit duhet ta kesh dhe mos e ekspozosh shume koken ne diell, sepse nga menyra si shprehesh ke nje rreshqitje te lehte te zones se trurit ku formulon mendimet?

Please follow and like us: