Albspirit

Media/News/Publishing

Makina përplas për vdekje 87-vjeçarin në Gjirokastër, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije. Një këmbësor ka gjetur vdekjen mes fshatrave Dervician dhe Goranxi.

Viktima është gjetur i pajete nga banoret e rastit. Ai eshte Andon Qurku 87 vjec nga Saranda.Ndërsa makina qe e ka shtypur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që trupi i viktimës pasi është identifikuar është çuar ne morgun e spitalit te Gjirokastrës për tu marre nga te afërmit e tij. Policia po punon për zbulimin e autorit te kësaj ngjarjeje i cili pasi ka shtypur te moshuarin është larguar.

Please follow and like us: