Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila MEÇO: Shqipëria, apandesit i një organizimi të ri

Nuk i besoj konspiracionit Jugosllavi e Re, por i besoj plotësisht realitetit Shqipëria apandesit i një organizmi të ri. Në treguesit makroekonomikë Shqipëria është e treta në rajon veç për prodhimin e brendshëm bruto 3 herë më pak se Serbia e më poshtë Bosnje-Hercegovinës; e fundit për eksportet, në vendet e fundit për të ardhurat për frymë, e fundit në raportin Doing Business, në treguesin e Inovacionit Global. Shqipëria ka përftuar veç 10% të fondeve akorduar nga Procesi i Berlinit, më pak se Kosova që nga nisja e tij, tashmë që është ezauruar 3/4-at e kohës për përmbushjen e tij. Shqipëria përftoi 0 fonde nga Samiti i Triestes për 0 projekte të propozuara, kur ka mbetur edhe Samiti i Londrës. Komisioneri Hahn i përforcuar nga McAllister pohoi se Serbia e Mali i Zi janë më pranë integrimit, ndërsa vendet e tjera duhet të dëshmojnë rezultate konkrete. Në 2016-ën raporti i zgjerimit qartësoi shtetet e kapura në Ballkan. Pa abstraguar nga të dy vektorët ekonomikë e politikë, Zona e Përbashkët Ekonomike në mos Jugosllavi është një organizim ku liderët kryesorë të saj flasin gjuhë sllave. Pra Shqipëria e ka në dorë ta lejojë, ose jo të qënurin apandesit i një trupi, pavarësisht përkufizimit Jugosllavi a Liderosllavi.

Please follow and like us: