Albspirit

Media/News/Publishing

Zhvishen ish-ministret e Ramës dhe shfaqen në super formë në plazh

 

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit tonë nuk mund t’i shpëtonte.

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.

Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave.

Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Please follow and like us: