Albspirit

Media/News/Publishing

MILTOS MALAKASIS: Këngëz

 

 

Sonte hëna luan
në pjergullën me rrush,
aq ëmbël, sa kërkon
ta pish në një okare.

Dhe jo sepse miklohet
në pjergullën me rrush,
se sa që rri përbri
dhe ndrin në një dritare.

Shqipëroi Stavri J DAJO

Please follow and like us: