Albspirit

Media/News/Publishing

Trump nënshkruan projektligjin e sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka miratuar një projektligj që imponon sanksione të reja ndaj Rusisë dhe pritet të nënshkruhet shumë shpejt prej tij, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë. Presidenti Trump lexoi projektligjin dhe negocioi lidhur me elementët kritikë të tij. “Trump ka shqyrtuar versionin përfundimtar dhe bazuar në reagimin e tij ndaj negociatave , ai ka miratuar projektligjin dhe synon ta nënshkruajë atë”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Ligji i miratuar nga Senati i cili iu dërgua për aprovim Trumpit përfshin një dispozitë që e bllokon presidentin nga heqja e sanksioneve. Ndihmësit e Trumpit, të cilët kanë patur diskutime lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, më herët kanë shfaqur shenja kontradiktore nëse ai do ta nënshkruante ose jo legjislacionin.

Please follow and like us: