Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vritet me thikë 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një i ri është vrarë me thikë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Dinamo”, ku i riu është qëlluar disa herë me thikë pas një sherri, motivet e të cilit nuk dihen ende. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e ka identifikuar si shtetasi me iniciale M.M., 22 vjeç. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë.
Please follow and like us: