Albspirit

Media/News/Publishing

Përmet, sekuestrohen 107 kg kanabis sativa

Policia ka sekuestruar një sasi prej 107 kg kanabis në fshatin Limar, në sajë të operacionit të koduar me të njëjtin emër.

Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte kanabis sativa.  Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Limar, P.K, 35 vjeç për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy persona.

Please follow and like us: