Albspirit

Media/News/Publishing

CIA: Në 1953 në Shqipëri u vranë dhe u burgosën 83 priftërinj

CIA ka zbardhur atë që ka ndodhur në Shqipërinë komuniste të vitit 1953. Përmes një dokumenti të deklasifikuar, tregohet lufta që ju hap fesë në vend dhe sidomos katolikëve. Në një kabllogram tregohet se si nisi arrestimi dhe vrasja e priftërinjve, murgjve e peshkopëve. Nga 93 priftërinj në total, 83 prej tyre u vranë dhe u burgosën. Më pas jepet një panoramë e sistemit të shëndetësisë në vend. Po ashtu tregohet se çfarë ndodhte nëse kishte arratisje jashtë vendit. Aty tregohet e nëse dikush iket në Greqi apo Itali dhe nuk kthehej brenda 3 muajve, ai arrestohej e gjithë familja. Sipas CIA, falë arrestimeve politike sistemi komunist bëri shumë ndërtime në vend.

Persekutimi i Kishës

Shtator 1953

Raportime të konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, “Bolletino Albanese di Informazioni”, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Durresi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin Lleshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinj që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dhjetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh. Raportime të tjera flasin për një fushatë të ashpër shtypjeje të regjimit komunist për kleriket muslimanë dhe të besimeve të tjera, si dhe të ndjekësve të tyre. Informacioni është duke u mbledhur nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë në Itali.

Shërbimet mjekësore në Shqipëri

Korrik 1962

Ky raport përfshin informacione mbi sëmundjet e zakonshme në Shqipëri, spitalet dhe këshilltarët mjekësorë sovjetikë. Raporti jep gjithashtu përshtypje të përgjithshme mbi Shqipërinë gjatë fundit të viteve 1950-të. Standardet e jetesës në Shqipëri janë shumë të ulëta. Paga mesatare ujore është 3-4000 lekë për një punonjës dhe rreth 5000 për një doktor, kur një palë sandale kushtojnë 3000 lekë. Familjet në zonat malore fshatare jetojnë në shtëpi të drunjta, pa dritare, dhe bashkë me bagëtitë. Në shumicën e shtëpive nuk ka instilacione sanitare si kanalizime, apo edhe lavamanë, prandaj standardet e shëndetit publik janë shumë të ulëta. Shërbimet mjekësore janë primitive. Spitalet dhe klinikat janë të pakta dhe u mundojnë pajisjet dhe doktorët. Shqipëria ka rreth 120 doktorë, nga të cilët 60 janë me eksperiencë ose janë diplomuar në Itali dhe një pjesë e vogël në Francë. 10 prej tyre supozohet të jenë specialistë tuberkulozi por në fat vetëm pesë e njohin profesionin. 60 të terët janë diplomuar në shkolla të BRSS, Hungarisë, Rumanisë, Çekosllovakisë e Jugosllavisë. Në vitin 1952 shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë.

Epidemitë

Epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme në Shqipëri. Vendi ka rreth 1 milionë banorë, nga të cilët 150 000 jetojnë në Tiranë. Gjithsesi shifrat e censusit mund të konsiderohen të pasakta pasi në zonat malore popullsia nuk është regjistruar apo ekzaminuar. Në të gjithë shtetin ka te spitale tuberkuzolozi (Tiranë, Korce, Shkodër) të cilat kanë një maksimum prej 1200 shtretërish. Spitali i tuberkulozit në Tiranë mban rreth 300-400 shtretër. Ai është vendosur në një ndërtesë më parë private dhe në një sallë që italianët më parë përdornin për të mbajtur pëllumbat. Disa nga dhomat e spitalit kanë nga 3-4 shtretër por shumica kanë rreth 30. Spitali është pranë një rruge balte dhe nuk ka instilacione sanitare si banjo, ujë të rrjedhshëm, kanalizime. Aty pranohen vetëm rastet më të rënda me rezultate pozitive Koch. Rastet që konsiderohen të pashpresa vendosen në krahët anësorë të spitalit, ku lihen pa trajtim në kushte të mjerueshme. Furnizimet ruse me streptomicinë, P.A.S dhe nikotinë janë të pamjaftueshme. Pacientët shtrohen në spital për një periudhë shumë më të shkurtër nga sa nevojitet prandaj mbeten një burim infeksionesh, veçanërisht për familjet e tyre. Spitali i Tiranës raportohet se ka performuar një operacion në mushkëri, por metodat e tij janë primitive dhe të dhimbshme, dhe vdekshmëria e operacioneve është e lartë. Normalisht vdekshmëria nga tuberkulozi është e lartë por nuk ka statistika zyrtare. Vetëm një spital ushtarak ishte ndryshe nga të tjerët, i pastër. Drejtori i tij Sinan Imami ka shërbyer në të njëjtin post edhe gjatë pushtimit italian. Deri në vitin 1956 nuk ka pasur aparat tomografie në Shqipëri. Punonjësit e uzinave dhe të administratës duhet të kryejnë kontrolle periodike. Ka pasur zhurma se testime mikrografi kanë nisur në disa pjesë të vendit por prej mungesës së pajisjeve, doktorëve dhe personelit mjekësor, rezultatet nuk janë të dukshme.

Asistenca e BRSS

Për të zgjidhur problemet e tyre mjekësore Shqipëria ka ftuar këshilltarë nga BRSS, Rumania, Hungaria e Çekosllovakia. Si rregull shqiptarët pranojnë këshillat e sovjetikëve nga frika, por nuk u vënë veshin këshillave të të tjerëve. Doktorët çekë e hungarezë u larguan të zemëruar para mbarimit të kontratave të tyre, vetëm rumunët qëndruan pa insistuar t’u plotësoheshin kërkesat dhe kushtet e punës. Gjatë vitit 1955-1956 ka pasur pesë doktorë rumunë që shërbenin në Shqipëri: një specialist tuberkulozi, një doktor i sëmundjeve të brendshme, një bakteriolog dhe dy pediatër. Njëri që pranoi të qëndronte një vit, mori dhe familjen me vete. Gjatë qëndrimit në Shqipëri doktorët rumunë u paguan rrogën e tyre të plotë rumune plus 20.000 lekë dhe 350 lei, të cilat u paguan në rubla ruse. Ata lejoheshin të blinin në dyqane të veçanta ku cilësia  e mallrave ishte më e lartë dhe çmimet më poshtë se tregu. Edhe shqiptarët që merrnin valutë nga jashtë mund të blinin në këto dyqane me ulje prej 30 për qind. Fillimisht doktorët rumunë u akomoduan në hotel Dajti, hoteli më i madh e më i mirë në Tiranë. Më vonë atyre iu dhanë apartamente dhe hoteli u rezervua vetëm për sovjetikët.

Produktet ushqimore nuk kishin ekzaminime sanitare në Shqipëri. Mehmet Shehu, kreu i Këshillit të Ministrave dhe  dytë në hierarki pas Hoxhës, është përgjegjës për problemet shëndetsore. Ai ka thirrur disa takime konsultimesh me mjekë të huaj për problemet e testimeve, vaksinimit dhe pajisjeve, por asnjë prej tyre nuk shkoi përtej fazës së diskutimit. Nga ana tjetër autoritetet kishin ngritur një spital të veçantë ër anëtarët e partisë, që ishte i pajisur mirë dhe drejtohej nga një profesor sovjetik.

Përshtypje të përgjithshme

Në vitet 1955-1956 Shqipëria kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me Moskën bazuar në nënshtrimin e saj të plotë ndaj saj. Vendi ishte mbushur me ekspertë dhe personel sovjetik dhe regjimi ruante autoritetin e tij me anë të rritjes së terrorit. Nëse një shqiptar largohej drejt Italisë ose Greqisë dhe nuk kthehej për tre muaj, e gjithë familja e tij arrestohej. Të burgosurit politikë ishin të shumtë. Punët publike kryheshin prej tyre dhe të dënuarve kriminalë. Shpeshherë të burgosurit detyroheshin të flinin jashtë. Sovjetikët ishin të përçmuar dhe megjithë frikën nga shërbimet e sigurisë edhe shqiptarë të njohur kishin shprehur urrejtjen e tyre. Ky përçmim vinte nga fakti se ata po merrnin kontrollin e vendit. Shqiptarët kishin gjithashtu pritshmëri të larta nga një bashkim i mundshëm me Italinë, siç ishte pretenduar gjatë pushtimit italian. Asokohe italianët kishin ngritur një numër maternitetesh, disa ndërtesa administrate, kishin shtruar rrugë, duke lehtësuar vuajtjet ekonomike të shqiptarëve. Shqipëria thuajse nuk ka industri. Deri në 1956 ekzistonte vetëm kombinati tekstil i Tiranës, i ngritur nga sovietikët. Shqiptarët nuk krihi besim në prodhimin e këtij kombinati dhe preferonin të blinin rroba nga pakot e ardhur nga jashtë.

Please follow and like us: