Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: PATRIOTIZMI VENDALI A I EMIGRUAR?!

 

Marr shkas të shkruaj nga këto që po lexoj këtu për “emigrantët” dhe “patriotët” dhe nga një  anë  dëshpërohem nga cinizmi, tallja e rëndomtë, si dhe ndasia në  grupet përkatëse, kur duhet të jemi një, më  shumë se kurrë. Shembuj që  kjo që po bëhet s’është e mirë ka, ashtu si ka që e kundërta kudo përreth që provon të kundërtën. Por nga ana tjetër më  vjen mirë , se do mësohet diçka.

Nuk gjykoj ato që shkruan zoti Petraj apo zoti Bushati, secili ka mendimin e vet dhe lirinë e shprehjes me formë të ndërsjelltë a të drejtpërdrejtë. Shtëpia është e mëmës sonë, e ju s’mund ta merrni të  tërën se s’ju takon dhe s’mundeni, aq më tepër se, siç shkruani po ju, është në ditë të zezë. Qëllimi nuk është të shahemi e të tregojmë të palarat, siç bëhet rëndom aty, por të bëjmë diçka me vlerë së bashku.

Dhe sigurisht hapi i parë është një bashkëbisedim reciprok, i barabartë dhe pa etiketa, nënkuptime a qesëndira. Se vërtet s’iu pelqen patriotizmi ynë, por mos harroni se s’ka qenë bosh: shumë kur ishin në atdhe kanë punuar me ndershmëri e vuajtur njësoj si ju, kur ikën nuk e kthyhen kurrizin por bënë ç’mundën, sakrifikuan një jetë te tyren, që ju të kishit punë e të  kullandriseshit me atë  pak, që e shkatërruat me themel. E prapë dhanë të  mbanin ç’të  mundnin, qoftë  dhe për të  ngrënë në restorante kur s’u mjaftonte për vete. Se ju kishin gjak.

Mos kujtoni se s’e kuptojmë kur shtireni dhe mashtroni për të marrë një lek, e dimë, por e japim se duam, jo se u gënjyem. As nga ‘sëmundja’ e mallit, apo se besojmë se jemi diçka, të rëndësishëm. Kur vjen tek nëna, bijtë janë bij e nuk duhen se për çfarë bëjnë dhe ç’sjellin. Mjafton të  s’jellim dashuri, se nuk vimë e flasim për t’iu marrë se ç’kini, por t’u japim edhe më. Por dhe në s’doni s’keni ç’bëni, edhe sikur të na e mbyllni derën, vendi yt është vendi yt, është në zemër edhe po të jesh në Paris, Londër a Nju York.

Dëgjoni pak më shumë e na falni bezdinë, por kur diskutoni sillni argumenta logjike e jo opinione nga shpirtra të vrarë nga s’di pse. Mendoni sikur të qe bërë  e kundërta e asaj që është  bërë deri më  tani, me gjithë atë kapital njerëzor dhe monetar, nuk do ishim ku jemi. Se kur jeni ju keq, ne s’jemi mirë jo se jo.

Please follow and like us: